James: Ja çfarë do të bëj nëse shënoj kundër Realit

James Rodriguez është rikthyer për herë të parë në ‘Santiago Bernabeu’, që nga largimi sezonin e fundit.

Sport

30/04/2018 17:24

Ylli kolumbian është paraqitur në konferencën për media para ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Munich.

“Është diçka e mirë të kthehem në Bernabeu një vit nga ndeshja ime e fundit këtu. Është gjithmonë mirë të kthehesh në një vend që e cilëson si shtëpi. Është një përzierje e ndjenjave”, ka deklaruar James.

“Nuk do të festoj nëse shënoj nesër. Jam trajtuar mirë këtu, kam fituar shumë, dhe është një çështje respektimi për të gjithë këtu, e për faktin se kam qenë po ashtu i lumtur këtu”.

“Unë jam tash te Bayerni. Jam mirë, i lumtur dhe jam duke menduar vetëm për këtë. Do të shohim pastaj se çfarë do të ndodhë. Tani për tani fokusi im është te Bayerni”./Lajmi.net/