Ja si e kanë shëruar kokë dhimbjen egjiptianët e lashtë

Derisa sot me një pilulë ose pluhur të kombinuar pasojat e alkoolit zhduken brenda pak minutave, thuhet se egjiptianët e lashtë kishin përdorur qafore të punuara nga gjethet për ata persona që vuanin nga “kokë dhembja e alkoolit”, shkruan Yahoo.com.

Fun

26/07/2015 23:50

“Viktimat” e alkoolit janë detyruar të mbështjellin gjethet e drurit Ruscur racemosus dhe ta bartin si qafore rreth qafës, thuhet në një papirus në gjuhën e lashtë greke. Besohet se kjo barishte ka ndihmuar në eliminimin e kokë dhembjes, por ende nuk dihet nëse ajo ka reaguar edhe kundër kokë dhembjes pas konsumimit të tepër të alkoolit, transmeton lajmi.net.

Një papirus i vjetër plotë 1.900 vjet në të cilin është gjetur ky ilaç çudibërës, është një prej 500 mijë dokumenteve që janë gjetur në qytetin e lashtë egjiptian Oksirinhus, nga shkencëtarët Bernard Grenfel dhe Arthur Hant qysh para 100 vjetëve.