Ja në stadiumin e cilit ekip do të stërvitet Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë, do t’i zhvillojë në Drenas.

Sport

01/10/2016 21:05

Stadiumi i Feronikelit, ‘Rexhep Rexhepi’, do të jetë shtëpia e djemve të Përfaqësueses së Kosovës, për përgatitjet me ndeshjen me Kroacinë.

Kosova luan me Kroacinë më 6 tetor, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me 3 dhe 4 tetor do të zbarkoj fillimisht në Drenas, për ta marrë bekimin e kampionit të Kosovës, për suksese në eliminatoret e botrorit “Rusia-2018”

Përfaqësueseja e Kosovës ka zgjedh stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, për tubimin e parë para ndeshjes me Kroacinë që luhet me 6-të tetor 2016, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodrë.

Kosova do ti zhvilloj dy stërvitje në “Rexhep Rexhepi” të parën me 3 tetor nga ora 15:00 dhe të dytën me 4 tetor nga ora 10:00.

FFK më këtë rast i ka bërë nderë qytetit të Drenasit dhe klubit të futbollit Feronikeli, duke sjellur yjet e futbollit në qytetin tonë në stadiumin “Rexhep Rexhepi””, thuhet në njoftimin e bërë nga Feronikeli, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.