Ja dallimi ndërmjet Barçës së Guardiolës dhe Realit të Ancelottit

Fabio Capello ka thënë se Barcelona e krijuar nga Pep Guardiola dhe Real Madridi aktual i krijuar nga Carlo Ancelotti kanë dallime të mëdha dhe nuk janë fare të njëjta.

Sport

28/12/2014 23:17

Capello ka thënë se Barcelona e Guardiolës dhe Reali i Ancelottit dallojnë shumë ndërmjet vete.

“Barcelona e krijuar nga Guardiola kishte gjashtë apo shtatë lojtarë nga akademia të cilët janë rritur te ajo skuadër”, tha Capello.

“E njëjta gjë nuk është me Realin, skuadër kjo që është krijuar falë presidentit Perez. Gjithashtu, ata ndryshojnë shumë edhe në stilin e lojës”, përfundoi Capello.