Ja çka kanë bërë Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguez për trajnerin kosovar

Emri i tij është bërë shumë i përfolur ditëve të fundit.

Sport

27/06/2018 18:13

Granit Xhaka ka bërë krenarë gjithë shqiptarët kur golin e dhënë kundër Serbisë e festoi me simbolin e shqiponjës, shkruan lajmi.net

Ai dhe bashkëlojtari i tij në kombëtaren e Zvicrës, Ricardo Rodriguez kanë bërë një video të cilën ia kanë dedikuar trajnerit të fitnesit, Gen Zeqiraj.

Duke qenë se Geni është simpatizues i AC.Milan dhe se Rourdriguez luan për këtë ekip, Granit dhe Ricardo kanë bërë një video enkas për Zeqiraj, i cili është pafund falënderues ndaj tyre.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni se çka i thanë ata atij./Lajmi.net/