Ja çka i tha Tim Howard pas ndeshjes De Geas

Portieri i Evertonit, Tim Howard ka lavdëruar paraqitjen e David De Geas në ndeshjen e fundit, duke i thënë se ai luajti një ndeshje fantastike.

Sport

07/10/2014 18:58

David De Gea zhvilloi një ndeshje fenomenale kundër Evertonit, duke e mbrojtur penalltinë e Leighton Baines dhe duke bërë disa intervenime kruciale në minutat e fundit të takimit.

“Ndeshje të tilla ndihmojnë në rritjen e vetbesimit. Kjo ishte ndoshta performance më e mirë e imja për skuadrën e Manchesterit”.

“Tim Howard erdhi te unë pas ndeshjes dhe më tha se unë kam bërë një performancë fantastike”, zbuloi David De Gea.

Manchesteri arriti që ta mposhtë Evertonin me rezultat 2-1, falë golave të shënuara nga Angel Di Maria dhe Radamel Falcao.