Ivan Perisic më në fund transferohet te Manchester United

Ivan Perisic më në fund mund të kompletojë transferimin te Manchester United, për t’i mundësuar Interin mbledhjen e parave me të cilat do të financonte transferimin e Luka Modric nga Real Madrid.

Sport

08/01/2019 21:23

Reprezentuesi kroat ka qenë vazhdimisht i lidhur me ‘Djajtë e Kuq’, dhe së fundi personalisht e ka pranuar se verën e fundit ishte afër transferimit në ‘Old Trafford’.

Ishte trajneri Luciano Spalletti, që kishte ndikuar në vendimin e tij për të qëndruar te Interi.

Por, transferimi i tij drejt Manchester United mund të finalizohet verën e ardhshme.

Sipas ‘Calciomercato’, Inter mund të heq dorë nga 29 vjeçari, dhe paratë nga shitja e tij mund të ndihmojnë në transferimin e Luka Modric, përcjell ‘lajmi.net’.

Kartoni i Ivan Perisic mund t’i kushtojë 35 milionë euro Manchester United./Lajmi.net/