Italia fillon ndryshimet, kthehet Maldini

Paolo Maldini mund të rikthehet në skuadrën e Italisë.

Sport

15/11/2017 09:10

Italia ka filluar rindërtimin e menjëhershëm të ekipit pas dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Dhe, reforma mund të fillojë me rikthimin e një ish futbollisti legjendë të “Azzurrëve”.

Mediat italiane raportojnë se Paolo Maldini mund të rikthehet në skuadrën e Italisë.

Jo në rolin e futbollistit por në stafin teknik, përcjell “lajmi.net”.

Maldini ka shprehur gatishmërinë t’i dalë në ndihmë Kombëtares pas zhgënjimit më të madh në 60 vitet e fundit. /Lajmi.net/