Itali – Shqipëri, bastoret ‘zbulojnë’ golashënuesin e parë (FOTO)

Sipas të dhënave të publikuara nga "Corriere dello Sport" më shumë mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës ka Belotti që kuotohet me koeficientin 1.75.

Sport

23/03/2017 12:04

Në prag të ndeshjes Itali – Shqipëri, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, mediat italiane kanë publikuar kuotat e futbollistëve që pritet të gjejnë nesër rrugën e rrjetës.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Corriere dello Sport” më shumë mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës ka Belotti që kuotohet me koeficientin 1.75, ndërkohë që pas tij është Immobile me 2.00, raporton Albeu.

Te Shqipëria më shumë mundësi ka Balaj dhe Manaj, të cilët do ta nisin ndeshjen nga stoli, ndërkohë që nga ata që do të jenë në fushë me koeficientin 5.00 janë Roshi dhe Llullaku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6