Ish-ylli i Arsenalit: Gerrard është idhulli im

Mesfushori i Villarreal Santi Cazorla thekson se tashmë trajneri i Glasgow Rangers Steven Gerrard është idhulli i tij.

Sport

20/09/2018 21:33

Cazorla është ndeshur shumë herë me Gerrard kur të dy luanin në Premier League. Spanjolli ka qenë tek Arsenal ndërsa anglezi te Liverpool.

“Gerrard është idhulli im dhe gjithmonë ka qenë,” shprehet Cazorla përgazetarët.

“Kam qenë me fat që jam ndeshur kundër tij kur ai ishte te Liverpool. Ai është dikush që kam admiruar gjithmonë dhe i uroj fat si trajner.”

Veterani spanjoll është rikthyer në Spanjë pas shumë viteve tek Arsenal. Ai ka kaluar dy vitet e fundit i dëmtuar, por mesa duket tani po arrin të shijojë futbollin në La Liga.

Rezultati i imazhit për cazorla