Ish sulmuesi i Realit transferohet në Barcelonë?

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida nuk ka mohuar mundësinë e transferimit të ish sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain.

Sport

03/07/2015 22:38

Gonzalo Higuain ka një të kaluar në Real Madrid, por mund të rikthehet në La Ligë, tek rivali më i madh, Barcelona.

Sulmuesi i Napolit spekulohet se është në mesin e objektivave të gjigantit katalan për transferim në Camp Nou.

Kurse, drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida nuk e ka mohuar mundësinë e ardhjes së reprezentuesit argjentinas.

“Pa koment, njëherë duhet t’i presim zgjedhjet”, deklaroi Braida.