Ish futbollisti i Barcelonës zgjedh Serbinë (FOTO)

Bojan Krkic ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Serbisë.

Sport

20/09/2016 10:27

Bojan Krkic do të luajë për Serbinë.

Portali serb “Kurir” ka bërë të ditur se sulmuesi i Stoke City ka vendosur të luajë për ekipin e prejardhjes së tij.

“Ashtu është, Bojan ka pranuar të luaj për ekipin tonë Përfaqësues. Nga Federata e Futbollit të Serbisë është bërë gati dokumentacioni për dorëzim në FIFA, dhe presim një përgjigje së shpejti”, citohet një burim i afërt me Federatën për “Kurir”, përcjell “Lajmi.net”.

Ish sulmuesi i Barcelonës ka lindur në Spanjë dhe ka përfaqësuar Spanjën në skuadrat e grupmoshave të reja.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.