Isco pas largimit të Ronaldos: Më në fund unë do të…

Lojtari i Realit të Madridit, Isco ka shënuar një gol të bukur nga faulli teksa ishte duke luajtur FIFA me shokët e tij.

Sport

08/08/2018 19:09

Ai e shënoi golin me veten e tij në “videogame”. Por ajo që ra në sy pas këtij goli të realizuar ishte komenti epik i tij ku thotë: “Më në fund këtë vit do ti gjuaj unë goditjet e dënimit”.

Një koment që kaloi me të qeshur, por Isco mund të kërkojë vërtet që ti ekzekutojë ai goditjet e dënimit.

Para se Ronaldo të largohej te Juventusi, asnjë tjetër nuk i godiste faullat që ndodheshin në një zonë të rrezikshme për portierin përveç portugezit.

Ndërkohë që Isco kërkon që stafeta ti lihet atij pas largimit të luzitanit.