“International Champions Cup”, sot zhvillohet një super ndeshje

Manchester United dhe Manchester City do të përballen sot në turneun Inernational Champions Cup.

Sport

25/07/2016 08:17

Derbi i Manchesterit sot do të zhvendoset në Kinë dhe luhet në kuadër të turneut International Champions Cup.

Man Utd dhe Man City përballen me njëra-tjetrën sot nga ora 13:30 me kohën tonë lokale.

Ky takim njëherit sjell edhe duelin e famshëm, Pep Guardiola – Jose Mourinho.

Gjithashtu, kundërshtarë do të jenë shqiptarët, Bersant Celina e Sinan Bytyqi me Adnan Januzajn.