Interi të transferojë Ibrahimovicin

Interi mund të bëj një tjetër lëvizje spektakulare në merkato, duke e transferuar lojtarin e PSG-s, Zlatan Ibrahimovic i cili është kërkuar për një kohë të gjatë nga Milani.

Sport

12/07/2015 23:44

Corriere dello Sport raporton se Interi mund të transferojë sulmuesin e PSG-s, Zlatan Ibrahimovic.

Presidenti i Interit, Erick Thohir është i gatshëm të fillojë bisedën me presidentin e PSG-s për këtë transferim.

Ky do të ishte një transfer i madh për Interin, pasi e dimë që Ibra është ende njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, i cili gjithashtu është kërkuar për një kohë të gjatë nga skuadra e Milanit.