Interi fiton pa Shaqirin (Video)

Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 në udhëtim te Verona, edhe pse Shaqiri nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë takim.

Sport

11/04/2015 22:35

Ndeshja filloi mirë për Interin pasi në minutën e 11’ Icardi shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 48’ Palacio shënon për të dyfishuar epërsinë e Interit. Në minutën e 77’ Luca Toni nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e fundit, Moras shënon autogol për rezultatin përfundimtar të takimit, 0-3.

Me këtë barazim, Interi është në vendin e dhjetë të tabelës së Serie A me 41 pikë, 14 më pak se Lazio që është në vendin e tretë.

YouTube player
YouTube player