Inter ia pa sherrin Guarinit

Fredy Guarin nuk u largua nga Inter as gjatë afatit kalimtar të verës. Qëndrimi i mesfushorit kolumbian në Giuseppe Meazza e bllokojë klubin të sjellë ndonjë përforcim kualitativ, përfshirë sulmuesin Ezequiel Lavezzi.

Sport

02/09/2014 10:38

Fredy Guarin nuk u largua nga Inter as gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori kolumbian nga fillimi i vitit në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi, mbeti në Giuseppe Meazza.

Dhe, sipas mediave italiane, qëndrimi i Guarinit i prishi punë Nerazzurrëve. Në fakt, Guarin ishte shumë pranë transferimit në Valencia në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Por, në çastet e fundit palët nuk arritën marrëveshje.

Guarin u përmend edhe si objektiv i Zenit St Petersburg, por nuk shkoi as atje, njësoj siç thuhej se mund t’i bashkohej Manchester Unitedit, në fillim të afatit kalimtar.

Si do qoftë, ai mbeti në Giuseppe Meazaa dhe qëndrimi i tij raportohet se i pamundësojë Interit që të bëjë edhe një sakrificë të rëndësishme në treg, të tentojë blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi.