Inter, dështon Suarez

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka insistuar se mesfushori Mario Suarez nuk do të transferohet në Inter, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

21/01/2015 14:17

Mario Suarez nuk do t’i bashkohet Interit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka insistuar se mesfushori nuk është në shitje, pas njoftimeve se ai mund të transferohet në Giuseppe Meazza, në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të sezonit.

“Për aq sa di unë, Mario Suarez mbetet. Është një futbollist i rëndësishëm për ne dhe nuk mendoj se do ta shesim dikë sepse trajneri ka nevojë për të gjithë futbollistët, deri në fund të sezonit”, deklaroi Cerezo për “Marca”.

“Për këtë arsye insistoi se asnjë nga futbollistët që aktualisht kemi në dispozicion, nuk do të largohen”, u shpreh ai.