Inter befason me përforcimin e ri të janarit (FOTO)

Inter me blerje të re nga Kina.

Merkato

20/09/2017 13:51

Inter pret një përforcim nga Kina.

Mediat italiane raportojnë se klubi nga “Giuseppe Meazza” është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Jiangsu Suning, Alex Teixeira.

Luciano Spalletti dëshiron të përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, “Nerazzurrët” falë pronarëve Suning besojnë se mund ta realizojnë ardhjen e tij në Milano, për pjesën e dytë të sezonit. /Lajmi.net/