Iniesta: Me Martinon deri në vdekje

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka shprehur mbështetjen e tij maksimale për trajnerin Gerardo Martino. Gjiganti katalan e humbi kryesimin në La Ligë në fundjavë pas disfatës 3:1 në udhëtim tek Real Sociedad, dhe tani gjendet në pozitën e dytë me tri pikë më pak se lideri i ri Real Madrid. Por, Iniesta insiston se…

Sport

25/02/2014 21:11

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka shprehur mbështetjen e tij maksimale për trajnerin Gerardo Martino.

Gjiganti katalan e humbi kryesimin në La Ligë në fundjavë pas disfatës 3:1 në udhëtim tek Real Sociedad, dhe tani gjendet në pozitën e dytë me tri pikë më pak se lideri i ri Real Madrid.

Por, Iniesta insiston se Martino nuk duhet të fajësohet.

“Futbollistët janë deri në vdekje se bashku me trajnerin. Çdo gjë që ndodh është përgjegjësi e të gjithëve sepse ne futbollistët jemi ata që luajmë, Futbollisti krijon platformën për të fituar”, deklaroi Iniesta për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Humbja në Anoeta ishte e rëndë, duhet ta analizojmë mirë dhe të nxjerrim konkludime”, u shpreh ai.