Iniesta me lajm shokues për Barcelonën rreth rikthimit të Neymar

Barcelona është duke tentuar që ta rikthej Neymarin me të përfunduar ky sezon.

Sport

09/01/2019 14:36

Barcelona dëshiron ta rikthej Neymarin në skuadër nga PSG-ja, mirëpo Andres Iniesta ka thënë se vështirë që marrëveshja mund të ndodhë në këtë vit.

Legjenda e katalonase ka deklaruar se skuadra franceze nuk do ta lëshoj shumë lehtë brazilianin, pasi është lojtari i tyre kryesor.

“”Personalisht, e shoh shumë të vështirë rikthimin e tij, por në futboll ata kanë parë shumë gjëra”, tha fillimisht Iniesta, përcjell lajmi.net.

“Nëse ai kthehet, unë kam thënë vite më parë dhe them që edhe tani ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

“Çfarë skuadra nuk do të donte ta kishte atë në skuadër. Por nuk mund të them asgjë për momentin nëse marrëveshja është afër.”, ka shtuar më tej spanjolli. /Lajmi.net/