Iniesta: Ky do të ishte një përforcim i madh për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se Paul Pogba do të ishte një përforcim i madh për klubin katalan.

Sport

03/07/2015 21:25

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka lavdëruar yllin e Juventusit, Paul Pogba, duke thënë se francezi do të ishte një përforcim i madh për klubin katalan.

Pogba kërkohet nga gjiganti nga Camp Nou, dhe Iniesta ka theksuar se francezi do të ishte një investim i madh për Barcelonën.

“Është një futbollist që çdo skuadër e nivelit të lartë dëshiron ta ketë në radhët e veta”, deklaroi Iniesta.

“Është ende shumë i ri, me talent dhe fuqi për të luajtur në nivelin më të lartë”, u shpreh ai.