Icardi me deklaratë thumbuese për Milanin

Mauro Icardi është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Milanit.

Sport

21/10/2018 23:45

Mauro Icardi ka thënë se goli në minutën e 92’, e bën edhe më të mrekullueshme fitoren.

“Derbit duhet fituar, këtë e kemi thënë gjatë gjithë javës. Kishim një shtyllë të goditur, një gol të anuluar, ne e merituam të fitonim”, ka thënë argjentinasi pas ndeshjes, përjell “lajmi.net”.

“Goli në minutën e 92’, e bën fitoren edhe më të mrekullueshme”.

“Ne duhet të vazhdojmë me një formë të tillë. Une e kam thënë këtë para se të shkoj në ndeshjet me kombëtaret, pasi tifozët e meritojnë një gjë të tillë”, ka thënë më tej Icardi. /Lajmi.net/