Ibrahimovic në Serie A

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Serie A.

Merkato

24/02/2016 11:01

Zlatan Ibrahimovic sërish në Milan?

Më shumë se një ide nga presidenti i “Rossonerëve”, Silvio Berlusconi, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ibrahimovic ka hyrë në muajt e fundit të kontratës në Paris Saint-Germain.

Kurse, së fundmi raportohej se i është vetëofruar Real Madridit, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Berlusconi ka një plan që ta rikthejë suedezin në San Siro.

Në fakt, Milan ka bërë përpjekje për transferimin e Ibrahimovicit – por pa sukses – edhe gjatë verës së vitit të kaluar.