Ibrahimovic e komenton përsëri transferimin e Ronaldos te Juventus

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të insistojë se transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk është një ‘sfidë’.

Sport

14/02/2019 10:33

Ronaldo derisa përshkruante kalimin e tij nga Real Madrid te Juventus, kishte deklaruar se kjo është një sfidë e re, por njëjtë sikurse portugezi nuk mendon Zlatan Ibrahimovic, që argumenton se ‘Bianconerët’ tashmë ishin një ekip fitues.

“Unë nuk tash se transferimi i tij nuk ishte i madh”, ka thënë Ibrahimovic për DAZN, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam thënë se nuk ishte një sfidë për t’iu bashkuar Juventusit. Nuk është një sfidë të shkosh në një nga ekipet më të mira në botë”.

“Ndoshta kjo varet nga ajo se çka ju mendoni për sfidat. Për mua, sfidë është t’i bashkohesh një ekipi dhe i dërgon lart ata. Kjo është një sfidë”.

“Në çdo rast është një nënshkrim i madh për futbollin italian, sepse falë tij, shtëpia ime e dytë e Serie A është rritur”./Lajmi.net/