I pastrehu sakrifikon jetën e tij për ta shpëtuar një grua (Video 18+)

Kush mendoni se janë heronjtë e vërtetë? Burrat e vërtetë të cilët kanë guximin të rrezikojnë jetën e tyre dhe madje të vdesin për të tjerët.

Fun

07/10/2015 11:26

I tillë ishte guximi i një të pastrehu, i cili nuk mendoi për jetën e tij dhe vrapoi për ta shpëtuar një grua nga një burrë i cili po e kërcënonte atë se do ta vriste.

Ky 61-vjeçar e shpëtoi një grua jashtë një kishe, dhe u bë heroi i vërtetë i këtij viti, transmeton lajmi.net.

Gruaja ishte duke e vizituar Katedralen San Paulo në Brazil, kur një burrë me emrin Luiz da Silva u shfaq gjithashtu atje.

Sipas rojtarëve të Katedrales, që të dy kishin qenë në kishë dhe kishin kaluar kohën bashkë, por pas një zënke gruaja deshi të largohej por burri e tërhoqi atë për krahu dhe e sulmoi jashtë kishës.

Gruaja kërkoi ndihmë për askush nuk morri guximin për ta shpëtuar atë – përveç këtij të pastrehu, i cili vrapoi dhe e largoi burrin nga ajo por fatkeqësisht vdiq pasi ai e qëlloi me armë.

Kujdes, videoja mund të jetë shqetësuese për dikë!

YouTube player