I papërmbajtshmi Sergio Ramos e dërgon në krye të La Ligas Real Madridin (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në ‘Santiago Bernabeu’, duke mposhtur 2:1 Real Betisin.

Sport

12/03/2017 22:36

Madrilianët kanë arritur të përmbysin rezultatin për të fituar 2:1 ndaj Betisit, fitore kjo që i dërgon në krye te La Ligas.

Betisi kaloi në epërsi në minutën e 25’-të, pas një gabimi të portierit Keylor Navas.

Ronaldo barazoi në 1:1 në minutën e 41’-të.

Për fitoren e Realit u përkujdes i papërmbajtshmi Sergio Ramos, që shënoi me kokë në minutën e 81’-të.

Me këtë fitore, Reali udhëheq në La Liga me 62 pikë, dy më shumë se Barcelona./Lajmi.net/


Sergio Ramos Goal HD – Real Madrid 2-1 Real… by nammakudla


Cristiano Ronaldo Goal HD – Real Madrid 1-1… by Live1Goals


Own Goal GK by Live1Goals

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6