I digjet vetura Ismet Beqirit (Foto)

Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit.

Lajme

07/03/2016 07:43

 

Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Besohej se djegia është bërë me benzinë, raporton Insajderi.

Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.

Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. /Insajderi.com

Vetura e Ismet Beqirit ne flake