Shqiptarët në garë për mandatin e tretë në Serbi, Sinani: Mirënjohje e veçantë Kurtit për angazhimin në bashkimin e faktorit politik shqiptar
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani e ka parë arritje historike pasi dy shqiptarë do të jenë deputetë në Kuvendin e Serbisë. Ajo ka thënë se janë ende në garë për mandatin e tretë. “Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare,…
Lajme
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani e ka parë arritje historike pasi dy shqiptarë do të jenë deputetë në Kuvendin e Serbisë.
Ajo ka thënë se janë ende në garë për mandatin e tretë.
“Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përfaqësojnë ekuivalentin e 36.761 votave për ndarjen e mandateve. Bashkimi ynë politik po jep rezultate historike!”, ka shkruar Sinani.
Ajo ka falenderuar secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ushtroi të drejtën e votës, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë bashkim.
“Mirënjohje të veçantë Kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen dhe angazhimin në bashkimin e faktorit politik shqiptar. Të bashkuar, më të fortë në përfaqësim!”, ka shkruar Sinani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: