I biri i Trump bëhet futbollist, nënshkruan me klubin e njohur (FOTO)

Barron Trump ka nënshkruar kontratë për transferim te klubi nga Major League Soccer, D.C. United U-12.

Sport

23/09/2017 11:50

I biri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është rrugës për t’u bërë futbollist profesionist.

I riu Barron ka nënshkruar kontratë për transferim te klubi nga Major League Soccer, D.C. United U-12, përcjell “lajmi.net”.

11 vjeçari është i vetmi fëmijë i presidentit dhe Zonjës së parë, Melania Trump.

Barron konsiderohet si talent dhe synon të ndërtojë karrierë në futboll, fushë krejt tjetër nga veprimtaria e babait të tij. /Lajmi.net/