Huddersfield ia shkakton humbjen e parë Manchester Unitedit

Manchester United ka pësuar humbjen e parë në Premierligë.

Sport

21/10/2017 17:52

Huddersfield ka arritur që në kuadër të xhiros së nëntë t’ia shkaktojë humbjen e parë Manchester Unitedit këtë sezon, duke i mposhtur 2:1.

Pas dy gabimeve në mbrojtjen e Unitedit, vendasit arritën të shënojnë dy herë,nëpërmjet Mooy në minutën e 28’ dhe Depoitre në minutën e 33’.

Unitedi u rikthye në pjesën e dytë duke ngushtuar epërsinë me anë të Rashford në minutën e 75’, por kjo ishte e gjitha që bëri skuadra e Jose Mourinhos në këtë ndeshje./Lajmi.net/