Hoxha: Hyra me besimin për ta pritur penalltinë, kisha dëshirën edhe fatin

Alban Hoxha u shndërrua në hero kur priti penalltinë ndaj Izraelit me t’u inkuadrua në lojë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Etrit Berishës.

Sport

12/11/2016 23:59

Hoxha ka thënë se në fushë ka hyrë me besimin për ta pritur atë penallti, por kishte edhe fatin me vete.

“Hyra me besimin për ta pritur penalltinë, kisha dëshirën, ishte edhe fati me mua. Më vjen mirë që e prita ndeshjen, por nuk më vjen mirë si shkoi loja”, deklaroi Hoxha për Supersport, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.