Holanda, pa problem ndaj Uellsit

Golat nga Arjen Robben dhe Jeremain Lens udhëhoqën Holandën drejt fitores me rezultat 2:0 në ndeshjen miqësore kundër Uellsit.

Sport

04/06/2014 23:35

Holanda shënoi fitore ndaj Uellsit me rezultat 2:0, në ndeshjen e radhës miqësore, përgatitore për Kampionatin botëror në Brazil.

Selektori Louis van Gaal e nisi ballafaqimin me Robin van Persien në sulm, mirëpo ata në avantazh kaluan me golin e mesfushorit ofanziv Arjen Robben në minutën e 32-të.

Në pjesën e parë nuk pati më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e lehtë të Tulipanëve.

Mirëpo, Jeremain Lens ia siguroi Holandës fitoren me golin e tij në minutën e 76-të.

Skuadra e Van Gaalit zhvilloi një ngrohje të mirë kundër Uellsit – që u paraqit pa yllin kryesor Gareth Bale – duke u përgatitur për ballafaqimin e parë në Botëror, kundër kampionit në fuqi, Spanjës.