Higuain niset drejt Chelseas

Më në fund Chelsea po e transferon Gonzalo Higuainin.

Merkato

20/01/2019 18:14

Chelsea ka kohë që po e kërkon transferimin e Gonzalo Higuain, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet me fillim të javës së ardhshme.

Sulmuesi argjentinas ka fluturuar drejt Londrës, për t’i kompletuar testet mjekësore te skuadra londineze, përcjell lajmi.net.

Chelsea do të paguajë 18 milionë euro për huazimin e Higuainit nga Juventus deri në fund të sezonit me të drejt blerje.

Maurizio Sarri ka kohë që e kërkon argjentinasin, duke parë formën e dobët të Moratas. /Lajmi.net/