Higuain mirëpret Barcelonën

Gonzalo Higuain e ka pranuar se ndihet mirë kur dëgjon se një klub si Barcelona, shpreh interesim për shërbimet e tij. Mirëpo, sulmuesi argjentinas për momentin është i fokusuar tek Botërori.

Sport

16/06/2014 11:09

Gonzalo Higuain ia ka bërë me sy Argjentinës. Sulmuesi i Napolit e ka pranuar se ndihet mirë kur dëgjon për interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij, posaçërisht të një gjiganti si Barcelona.

Së fundmi mediat shkrujnë se gjiganti katalunas e ka në shënjestër ish futbollistin e Real Madridit, të cilin synon ta transferojë në Camp Nou, në rast se dështon transferimi i Sergio Agueros.

“Interesimi i një klubi si ai Blaugrana do t’i pëlqente secilit lojtar. Më bën mjaft të lumtur. Mirëpo, për momentin po mendoj vetëm për Botërorin”, deklaroi përfaqësuesi argjentinas pas ndeshjes që Albiceleste e fitoi 2:1 ndaj Bosnje e Hercegovinës.