Haxhi Krasniqi e rrah ukrainasin, fiton dy tituj

Haxhi Krasniqi e ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Cherviak, duke i fituar dy tituj të rëndësishë në kategorinë gjysmë të rëndë: WBO International dhe WBA Continental.

Sport

27/07/2014 01:59

Haxhi Krasniqi nuk ka lejuar befasi, duke i gëzuar të gjithë shqiptarët. Boksieri shqiptar e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në kategorinë gjysmë të rëndë, versioni WBO International.

Përpos këtij titulli, boksieri nga Juniku e fitoi edhe titullin WBA Continental, pasi e mposhti sonte ukrainasin Oleksandr Cherviak, në meçin e zhvilluar në palestrën “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.

Krasniqit, i cili ka nënshtetësi gjermane, iu nevojitën 12 runde, për ta mposhtur kundërshtarin, në një meç të cilin e dominoi.

Gjyqtarët ishin ata që e vlerësuan meçin e boksierit kosovar, duke ia dhuruar atij fitoren.

Krasniqit iu hap rruga për të luftuar për titull të kampionit botëror. Ai e shpalosi flamurin kombëtar, të Kosovës dhe atë të Gjermanisë.