Harry Kane flet për ndeshjen Juventus – Tottenham – Lajmi.net
Harry Kane flet për ndeshjen Juventus – Tottenham
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 18:42, 12 February 2018
Nesër (e martë) rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur do të jetë mysafir i Juventusit në ‘Alianz Stadium’.

Sulmuesi më në formë në Evropë, Harry Kane, është optimist se skuadra e tij të regjistrojë një paraqitje të mirë ndaj Juventusit.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Juventusi janë një ekip fantastik dhe unë jam gati për këtë sfidë”, ka deklaruar Kane.

“Ne e respektojmë Juventusin, por kemi ardhur këtu me shumë besim. Do të jetë e vështirë nata e nesërme, por shpresojmë se do të mund ta kryejmë punën”.

“Askush nuk ka pritur që ne do të kalojmë fazën e grupit dhe kështu ne vijmë këtu me shumë vetëbesim”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO