Harroi të ngre frenin e dorës, Lamborghini i 150 mijë eurove gati hyri në një kafene

Mysafiri i një kafeneje në Hong Kong të Kinës, mbeti i hutuar dhe e lëvizi instinktivisht tavolinën, kur para tij u shfaq një Lamborghini Gellardo.

Auto & Tek

01/07/2018 14:46

 

Super-makina e 150 mijë eurove, kishte rrëshqitur vet nëpër rrugë, pasi shoferi harroi ta ngrejë frenin e dorës, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, rruga ishte e boshatisur dhe vetura italiane ndaloi në kohën e duhur pa shkaktuar asnjë dëm material.

Mirëpo, shoferi i shtyrë në moshë, mbeti i turpëruar pasi e kishte shumë vështirë ta niste dhe të largohej prej asaj hapësire, ku u tubuan shumë njerëz.