Handanovic nënshkruan me klubin e njohur, kontrata deri më 2021 (FOTO)

Samir Handanovic konfirmon të ardhmen e tij në Inter.

Sport

21/09/2017 11:14

Inter ka bërë gati kontratë të re për portierin Samir Handanovic, ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”.

Ylli slloven, aktualisht ka marrëveshje me Nerazzurrët deri në vitin 2019.

Handanovic është anëtar i rëndësishëm i ekipit nga Milano, përcjell “lajmi.net”.

Me kontratën e re, ai do ta konfirmojë të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/