Hallgrimsson: Këta janë tre futbollistët më të rrezikshëm të Kosovës (FOTO)

Heimir Hallgrimsson ka kërkuar kujdes nga Islanda për Kosovën.

Sport

23/03/2017 14:23

Selektori i Islandës, Heimir Hallgrimsson ka kërkuar kujdes nga skuadra e tij për Kosovën, në duelin e së premtes mbrëma në Shkodër.

“Rreziku më i madh është tek sulmi i Kosovës. Kemi parë që ka shumë lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme individuale si Milot Rashica e Bernard Berisha, që janë shumë të shpejtë. Sidomos rreziku vjen nga kundërsulmet, por kemi parë që kanë aftësi të luajnë me top, kanë teknikë të mirë”, tha Hallgrimsson, përcjell “lajmi.net”.

“Personalisht i kam parë disa nga golat e Besart Berishës. Ne i dimë aftësitë e Besartit, i dimë edhe golat që i ka shënuar”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6