Guardiola zbulon se kush mund të paguajë 300 milionë euro për Messin (FOTO)

Lionel Messi një ditë mund të largohet nga Barcelona sipas Pep Guardiolës.

Sport

22/08/2017 07:12

Pep Guardiola ka thënë se klubet e pasura si Paris Saint-Germain mund të paguajnë edhe shifra përtej atyre të deritashmet për të transferuar futbollistët më të mirë në botë.

Klubi francez pagoi 222 milionë euro të dëmshpërblimit për blerjen e sulmuesit brazilian Neymar nga Barcelona.

Por, Guardiola beson se shpenzimet mund të shkojnë edhe në shifra më të larta.

“A është e mundur të paguhen 300 milionë euro për Messin? Nuk e di, nëse dikush dëshiron ta paguajë do ta paguajë. Nëse keni para, mund ta paguani, mundeni”, deklaroi Guardiola pas barazimit me Evertonin në Premierligë. /Lajmi.net/