Guardiola: Tito, nuk do të harroj kurrë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se nuk do ta tejkalojë kurrë pikëllimin e vdekjes së ish asistentit të tij nga Barcelona, Tito Vilanova.

Sport

26/04/2014 20:04

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se kurrë nuk do të tejkalojë pikëllimin e vdekjes së ish asistentit të tij nga Barcelona, Tito Vilanova.

Të premten mbrëma u publikua lajmi për vdekjen e Vilanovës në moshën 45-vjeç, i cili humbi betejën e gjatë me kancerin.

Vetëm një ditë më vonë, Guardiola udhëhoqi Bayern Munichun drejt fitores 5:2 ndaj rivalit të Bundesligës, Werder Bremen dhe pranoi më pas ndeshjes se e kishte të vështirë të përqendrohej në ndeshje për shkak të humbjes së njerit me të cilin fitoi dy herë Ligën e Kampionëve dhe dy Kampionate botërore për klube.

“Ishte e vështirë për mua të përcjelli ndeshjen sot”, deklaroi 43-vjeçari.

“Tito ishte më tepër se shok. Pikëllimi që ndjej do të më përcjell për gjithë jetën time. Ne ishim të rinj, ne deshëm të mposhtim botën, dhe ia dolëm”, u shpreh Guardiola.