Guardiola thyen rekordin e trajnerëve në Premierligë

Pep Guardiola u shpall më i miri edhe në shtator, tetor e nëntor, para çmimit të dhjetorit.

Sport

12/01/2018 12:08

Pep Guardiola është shpallur menaxheri më i mirë në Premierligë, për muajin dhjetor.

Kjo është hera e parë në histori të garës që një trajner shpallet më i miri për herën e katërt të njëpasnjëshme.

Guardiola u shpall më i miri edhe në shtator, tetor e nëntor derisa skuadra e tij u vërshua nga lëvdatat pas fillimit fantastik të sezonit në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Man City fitoi shtatë dhe barazoi një nga tetë duelet e muajit të kaluar. /Lajmi.net/