Guardiola: E merituam fitoren

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij ka shënuar fitore plotësisht të merituar, në ndeshjen e zhvilluar kundër Manchester Cityt.

Sport

18/09/2014 00:29

Bayerni arriti që me një gol në minutat e fundit të takimit të shënuar nga Jerome Boateng, të marrë tre pikë nga ndeshja e zhvilluar kundër Manchester Cityt.

“Ne luajtëm me shumë zemër në këtë takim. Ne e merituam plotësisht fitoren”, tha Guardiola.

Trajneri i Bayernit foli pak edhe për Jerome Boateng, për të cilin tha: “I ri, i shpejtë, i mirë me topin, i gatshëm të luajë në anën e djathtë apo në të majtën – Ai i posedon të gjitha. Një personalitet i shkëlqyer”.

“Diku rreth 8 skuadra mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa Manchester City është njëri nga ata”.