Guardiola blindon Sterlingun në Man City

Manchester City pret konfirmimin e sulmuesit Raheem Sterling me kontratë të re.

Sport

20/09/2018 14:32

Manchester City përgatit bisedimet për rinovimin e kontratës me Raheem Sterling.

Sulmuesit anglez i skadon kontrata në vitin 2020 dhe prej kohësh kishte kërkuar bisedime për zgjatjen e saj por klubi nuk kishte reaguar çka riktheu zërat e merkatos rreth 23-vjeçarit.

Tani është Guardiola që ka dhënë ok” për të blinduar sulmuesin anglez i cili ka mirëpritur vendimin pasi dëshira e vetme e tij është të qëndrojë te Manchester City pavarësisht se klube të tjera të mëdha janë gati të bëjnë oferta të çmendura për shërbimet e lojtarit.