Guardiola befason me deklaratën e tij për finalen Juventus – Real Madrid

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve, që më 3 qershor luhet mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sport

12/05/2017 20:09

Të dy këto skuadra, do të vihen përballë njëra-tjetrës në finalen e Kardifit, dhe Guardiola pret një finale shumë të bukur, duke vlerësuar lartë të dy skuadrat.

“Do të jetë një finale e bukur. Real Madrid janë një ekip i fortë, ata ndjehen të sigurt në konkurrencën e tyre”, ka deklaruar Pep Guardiola.

“Por ne nuk mund të harrojmë Juventusin, që ka arritur dy herë në tre vitet e fundit në finale. Ata kanë lojtarë me përvojë, janë ekip me shumë histori. Do të jetë një finale e bukur”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6