Griezmann zgjedh numrin e fanellës në Man Utd (FOTO)

Antoine Griezmann është gjithnjë e më afër transferimit në Manchester United.

Merkato

18/01/2017 09:10

Manchester United është optimist për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Madje, e përditshmja britanike “The Independent” raporton se reprezentuesi francez ka zgjedhur numrin e fanellës në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann dëshiron ta veshë fanellën me numrin e famshëm 7.

Ajo aktualisht i takon Memphis Depay, por holandezi është në prag të largimit nga Manchester United. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6