Griezmann tregon se kush do ta fitojë Topin e Artë

Antoine Griezmann mendon që Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë.

Sport

27/11/2016 13:52

Në anën tjetër, ai ka theksuar se nuk do të transferohet kurrë te Real Madridi.

Kështu ka deklaruar francezi në një intervistë për “Telefoot”, ku ka folur gjerësisht rreth të ardhmes.

“Unë jam shumë mirë te Atletico dhe nuk synoj që të largohem kaq shpejtë. Te Real Madridi nuk mund të transferohem për shkak të rivalitetit. Ekziston edhe një pakt mes klubeve për një gjë të tillë”, deklaroi Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.

“Topi i Artë? Cristiano fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, kështu që e meriton atë. Messi gjithashtu vazhdon të shënojë gola si çdo vit tjetër. Do të jetë e vështirë për mua që t’i mposht ata”, shtoi Griezmann.

Në fund ai e ka përgëzuar Ronaldon për sezonin e tij, duke thënë që portugezi do të jetë një legjendë në futboll.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.