Griezmann kërkon shtëpi në qytetin e klubit të ri

Antoine Griezmann ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

10/03/2018 10:47

Antoine Griezmann ka filluar të kërkojë shtëpi në Barcelonë.

“Radio Catalunya” raporton se sulmuesi i Atletico Madridit ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Griezmann është parë me gruan e tij duke kërkuar shtëpi në qytetin e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Lajmi ka ringjallur spekulimet se reprezentuesi francez mund të largohet nga Atletico Madrid duke nënshkruar me Barcelonën menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/