Griezmann bisedon me Simeonen, i zbulon emrin e klubit të ri

Antoine Griezmann ka njoftuar trajnerin Diego Simeone se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

11/05/2018 07:23

Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka biseduar me trajnerin Diego Simeone në fund të vitit të kaluar dhe e ka njoftuar se dëshiron të transferohet te Barcelona.

Klubi katalan vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar të verës, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann ishte objektiv i madh i Barcelonës edhe një vit më parë por Atletico Madrid refuzoi ta shesë.

Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën prej mbi 100 milionë euro për transferimin e Griezmannit në Camp Nou. /Lajmi.net/